Konkurs në Spitalin e Tetovës, ja detajet (Foto)

Sot është hapur konkurs në Spitalin e Tetovës edhe atë për 30 mjek, 55 motra medicinale, farmacist, radiolog, biokimist dhe shumë punësime tjera.

Marketing

Këto punësime po realizohen duke pasur parasysh faktin se shumë mjekë dhe infermiere nga Maqedonia po braktisin vendin për shkak të rrogave të ulta dhe kushteve jo të mira të punës. Përpos Tetovës, ky problem ka përfshirë shumicën e qyteteve të vendit.

Qeveria ka premtuar rritjen e rrogave për mjekët dhe stafit tjetër mjekësor, me qëllim të stimulimit të tyre për punë dhe mos braktisjes së vendit.

Sipas paralajmërimeve, rrogat e mjekëve brenda një periudhe premtohet të jenë mbi 1 mijë euro, ndërsa rritje të konsiderueshme do të kenë edhe rrogat për stafin mjekësor.

Marketing