Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë punësimin e gjithsej 600 policëve të rinj. Në konkursin e publikuar theksohet se më shumë policë do të pranohen nga Shkupi, rreth 150. Veç tyre është paraparë punësimi edhe i 270 ushtruesve të profesionit “policë” në qendra rajonale për punë kufitare.
“Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup do të punësohen 150 policë, në Ohër 70, në Strumicë 50, Veles 20 dhe nga 10 policë në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë. Po ashtu në Qendrën rajonale për punë kufitare Veri do të bëhet pranimi i 100 policëve, në Qendrën rajonale për punë kufitare Perëndim 100, në Qendrën në Jug 50 dhe në Lindje 20 ushtrues të detyrës ‘policë’, thonë nga MPB.
Që të njëjtët të pranohen për kryerjen e këtij profesioni, Ministria e Brendshme ka paraparë edhe disa kritere, si në aspektin fizik poashtu edhe në atë profesional. Por edhe udhëzime për dorëzim të dokumentacioneve të nevojshme.
Të jenë shtetas të RMV-së
Të është i moshës madhore
Mos të jetë më i moshuar se 25 vjet, nëse për herë të parë krijon marrëdhënie pune e cila parashihet të punësohet me shkollë të mesme
Të jetë folës aktiv i gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj
Me kontroll të sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik
sigurie për punësimin e kandidatit
Të ketë të paktën të kryer shkollën e mesme, të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike dhe me vendim të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënim për ndalim të kryerjes së profesionit, veprimtarisë ose detyrës”.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, duke filluar nga dita e publikimit.
MPB punësimin e fundit të policëve me konkurs e ka bërë para tre viteve, gjatë vitit 2016, kur edhe atëherë kërkohej punësimi i po ashtu i 600 policëve. Punësim i policëve atë kohë bëhej pothuajse çdo vit, me çka shpesh kishte reagime të shumta në opinion për pranim të numrit minimal të policëve shqiptarë.