Të gjithë kandidatët e interesuar për regjistrues rajonal mund të paraqiten në aplikacionin onlajn të qasshëm në www.stat.gov.mk dhe popis2021.stat.gov.mk deri më 25 gusht.
Pasi që testimi i kandidatëve të paraqitur deri tani do të zbatohet më 19 dhe 20 gusht, për të gjithë kandidatët e paraqitur në periudhën prej datës (18.08.2021) deri më 25 gusht, do të organizohet testim plotësues, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Listat e kandidatëve të paraqitur deri tani dhe informatat për kohën dhe vendin e testimit janë publikuar në komisionet për regjistruesit rajonal. Kontaktet me këto komisione dhe informata plotësuese lidhur me testimin janë të arritshme në linkun: https://popis2021.stat.gov.mk/PopisniReoni.aspx