Në vazhdën e aktiviteteve të saj në riorganizimin e strukturave të saj Lëvizja Besa sontë ndaloi në fshatin Pallçisht të poshtëm ku kishte një prani të madhe të mbështetësve të Kasamit.
Para të pranishmëve u drejtua kryetari i Lëvizjes Besa, Bilalë Kasami i cili falenderoi për mbështetjen dhe tha se me punë të ndershme Lëvizja po ritet çdo ditë.
Nën mbikqyrjen e komisionit komunal për riorganizim të degës së Bogovinës, kuvendarët me shumicë unanime zgjodhën Ilir Nurishin kryetar të nëndegës së Lëvizjes Besa në Pallçisht të poshtëm.