Konsultime për të siguruar shumicë prej dy të tretash

Kryeministri Zoran Zaev është optimist se do të bëjë gjithçka që të sigurojë shumicë prej dy të tretave për mbështetjen e amendamenteve kushtetuese, në seancë plenare për më 9 janar ndërsa numri i deputetëve që do ta mbështesin do të dihet gjatë votimit.

Marketing

Zev ditëve të fundit në suaza të konsultimeve me partitë politike për sigurim të shumicës prej dy të tretave ka realizuar takim me liderët e partive opozitare shqiptare “Besën” dhe “Aleancën për shqiptarët” të cilët vetëm kanë parashtruar amendamente të amendamenteve kushtetuese në afatin e paraparë ligjor, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në ndryshimet.

“Dy partitë opozitare nga blloku shqiptar deri tani kanë qenë konstruktiv në procesin e ndryshimeve kushtetuese. Një pjesë e sugjerimeve të tyre janë inkorporuar”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Në takimin e djeshëm me kryetarin e partisë opozitare “Besa”, Bilall Kasami., është dakorduar të mbahet edhe një takim, më së voni deri të martën, në grupin e punës të përbërë prej një përfaqësuesi të Kabinetit të kryetarit të Qeverisë, si propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe të ligjit kushtetues, përfaqësues të udhëheqësisë dhe deputetë të “Besës”, që të shqyrtohen në mënyrë të detajuar propozimet dhe të përkufizohen qëndrimet përfundimtare.

Me intervistën e djeshme për “Efirmedia ton sindakton”, Kryeministri, dërgon porosi si te qytetarët grekë se të gjitha vendimet të cilat sillen nga institucionet e Maqedonisë janë përgjithmonë

“Procesi në vendet tona është i pakthyeshëm. Nuk ekziston mundësi dikush ta ndërrojë Marrëveshjen e Prespës. Para së gjithash, bëhet fjalë për ligj dhe gjithashtu ky është ndryshim kushtetues. E ndryshuam Kushtetutën tonë sepse besojmë në një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për të gjithë rajonin dhe të dërgojmë porosi deri te Evropa për një Ballkan evropian. Dhe në të vërtetë, Greqia ka të drejtë të jetë vend lider i Ballkanit, komenton kryeministri i Maqedonisë në intervistën, transmeton MIA.

Marketing