Shkencëtarët kanë vërtetuar se jogurti ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe atë duke ulur aktivitete të caktuara që mund të ndërlidhen me ndjenjën e dhimbjeve dhe vuajtjes emocionale. Krahas kësaj, jogurti na ndihmon edhe në marrjen e vendimeve.
Probiotikët që gjenden në tru ndihmojnë në funksionet e trurit dhe na bëjnë të ndihemi më të disponuar. Pra, konsumimi i rregullt i jogurtit pakëson gjasat e zhvillimit të depresionit.
Pasi që ushqimi është faktor kyç në lëvizjen e organeve në trup, ka lindur një shpresë se terapia me probiotikë një ditë mund të përdoret në shërimin e llojeve të buta të depresionit, por edhe çrregullimeve të tjera psikike si ankthet, sëmundjet e Alzheimerit dhe autizmin.
Tashmë dihet se lloje të caktuara të ushqimeve, më saktë bakteret që gjenden në ushqime, trurit i dërgojnë sinjale. Prandaj edhe thuhet se ushqimi ushqen dhe ruan trurin dhe se falë saj mund të kryhen funksione të ndryshme në tru. Një efekt i tillë pozitiv ishte vërejtur te personat që kanë konsumuar jogurt probiotik dy herë në ditë. Efekti ishte vërejtur menjëherë pas dy muajve.