Kontabilistët përsëri kërkojnë zgjatjen e afateve për dorëzimin e raporteve finananciare dhe llogarive përfundimtare. Afati për dorëzim elektornik është nga 28 shkurti deri me 15 mars, që sipas kontabilistëve është shum i shkurt. Ata shpjegojnë së në kushtet e pandemis dhe kur një pjesë e tyre janë të sëmur nga Kovid 19 ose në izoim, nuk është e mundur të arrihet afati ligjor që është vendosur deri në fund të shkurtit. Përshkak të presionit të afatit të shkurtur, gabimet në llogaritje janë të mundshme dhe kjo gjë mund ta dëmtojë biznesin.
“Jemi në telashe serioze. Kemi kolegë që janë pozitivë ose të izoluar dhe nuk janë në gjendje të kryejnë përgjegjësitë e tyre. Ne nuk mund të kryejmë të gjitha operacionet dhe të bëjmë llogari vjetore në të cilat nuk do të ketë gabime dhe nga të cilat nuk do të ketë pasoja të përhershme për subjektet e biznesit në të ardhmen.”, tha Ana Tasevska, nënkryetare e Odës së Kontabilistëve.
“Në atë nxitim do të bëjmë improvizim dhe do të marrim një pamje të deformuar të të gjithë ekonomisë. Ne jemi të lidhur me afatet, nëse vonohemi ka tarifa shtesë për vonesat, raportet e revizorit dhe në atë nxitim do të ketë një pamje krejtësisht të deformuar.”, tha Dragan Mitkovski, kryetar i Odës së Kontabilistëve.
Kontabilistët nuk e pranojnë shpjegimin që morën nga Ministria e Financave se afati nuk mund të zgjatet për shkak të paraqitjes së statistikave në Bashkimin Evropian.Vitin e kaluar për shkak të pandemisë afati për mbylljen e llogarive më 13 Mars u zgjat deri më 24 Mars, por kontabilistët thonë se nuk mund të presin dhe deri atëherë të jenë në pezull.