Kontakti me sy ju ndihmon të lidheni më shumë me beben

Hulumtuesit e kanë dëshmuar se bebet mësojnë më mirë kur formojnë kontakt me sy me prindërit e tyre.

Marketing

Hulumtuesit e laboratorit ‘Baby-LINC’ kanë kryer eksperimente të ndryshme për të eksploruar në qoftë se kontakti me sy luan rol të rëndësishëm në lidhjen e prindërve me beben, transmeton Telegrafi.

Studimet e mëhershme kanë treguar se kur dy të rritur bisedojnë me njëri tjetrin, komunikimi është më i suksesshëm nëse valët e tyre të trurit janë të sinkrionuzara.

Ata kanë zbuluar se kontakti me sy mes të rriturve dhe bebeve i bën valët e tyre të trurit të sinkronizohen – gjë e cila e përmirëson komunikimin dhe mësimin.

Dr. Victoria Leong, autore e këtij studimi, ka thënë: “Kur të rriturit dhe bebet e shikojnë njëri-tjetrin, ata janë duke sinjalizuar se kanë qëllim për të komunikuar me njëri-tjetrin. Pra ky mekanizim i përgatit prindërit dhe bebet të komunikojnë, të dinë kur të flasin e kur të dëgjojnë, e njëkohësisht e bën mësimin më efektiv”.

Marketing