Kontesti maqedono – bullgar, Petkov: Zgjidhja me rindërtim të procesit e jo lëshim pe

Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov zgjidhjen e kontestit maqedono bullgar e shikon nëpërmjet rindërtimit të procesit e jo të lëshimit pe nga ana bullgare. Sipas njeriut të parë të qeverisë bullgare duke shtuar grupet e punës për bashkëveprim të ndërsjellë të dy vendeve më lehtë do të jetë edhe zgjidhja e kontestit, I cili sipas Petkov ekziston dhe duhet zgjidhur. Si si fusha të bashkëpunimit shikon ekonominë lidhjen infrastrukturore si dhe kulturën.

Marketing

“Ne do ta rindërtojmë pozicionin bullgar me grupe shtesë të punës të ekonomisë, infrastrukturës, kulturës dhe në masat dhe politikat që Maqedonia e Veriut të bëj hapin drejt BE-së. Kjo nënkupton se ne japim afat prej gjashtë muajve, këto grupe pune të japin rezultate të vërteta, që nënkupton biznese maqedonase dhe bullgare të nisin të punojnë së bashku, të ndërlidhet infrastruktura dhe si të kemi kalendar kulturor. Ne duhet ti kushtojmë vëmendje gjërave të përbashkëta për një fqinjësi të mirë, në vend që të flasim për problemet që kemi. Problemet janë aty dhe nuk mund ti fusim ndër qilim dhe duhet ti zgjidhim, por më lehtë zgjidhen nëse bashkërisht e dijmë se cili është çmimi I fqinjësisë së mirë.”, tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Petkov është shprehur se dëshiron që të takojë edhe kryeministrin e ri të vendit pas marrjes së funksionit. Përderisa Bullgaria s’lëviz nga pozicionet e saja e konfirmuar edhe me fundit në samitin e KE-së për këtë vit, autoritetet e vendit thonë se mbeten të përkushtuar në rrugën euroatlantike. Ndryshe opozita me kritika të fuqishme se pushteti aktual ka larguar vendin nga kursi eurointegrues.