Kontesti me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez

VMRO-DPMNE nuk e pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, ndërsa akuzon Qeverinë se atë e ka bërë fshehurazi dhe këtë duhet hapur të ia pranojë opinionit.  VMRO kërkon zgjedhje që populli të vendosë nëse bëhet fjalë për vendim të duhur.
“Propozimi për vënien e kërkesave bullgare në suaza të negociatave me BE-në është miratuar nga Kovaçevski dhe Osmani dhe ai patjetër ka kaluar në kanalet e komunikimit mes MPJ -së dhe Republikës Franceze.VMRO-DPMNE nuk kalkulon me interesat nacionale maqedonase siç atë e bën LSDM.VMRO-DPMNE e refuzon propozimin nga Parisi dhe vlerëson se ai shpie drejt asimilimit të maqedonasve dhe bullgarizim të shtetit.”, tha Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE.
Marketing