Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Kemi lëvizje positive në bisedime

Vendi vazhdon përpjekjet me palën bullgare për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe heqjen e vetës bullgare. Kryeministri Zoran Zaev thotë se është shënuar përparim në këtë process.

Marketing

“Kemi lëvizje positive në bisedimet mes përfaqësyesve të MPJ, por kjo është thjesht përafrim poztiv. Shpresoj që periudha tetor, nëntor dhe dhjetor do të shfrytëzohet maksimalisht për punë me përkushtim në aspektin pozitiv për gjetjen e zgjidhjes. Bëhet fjalë për udhërëfyesin, që nënkupton marrjen e detyrimit nga të dy palët për avansimin e efikasitetit në bashkëpunim konformë marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.”, tha Zaev.

Pavarësisht luhatjeve të disa shteteve anëtare në Bashkimin Evropian në kontekst të zgjerimit, Zaev pret që në Samitin e ministrave në dhjetor procesi i zgjerimit të zhbllokohet dhe Maqedonia e Veriut sëbashku me Shqipërinë edhe formalisht të fillojnë negociatat për anëtarësim. Ndryshe, me rekomandim të Komisionit Evropian, Këshilli Evropian ka dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave që vitin e kaluar por kjo nuk ndodhi për shkak të vetos bullgare.

Marketing