Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Nuk pres zgjidhje deri më 22 qershor

Kryeministri Zoran Zaev nuk pret që çështja me Bullgarinë të zgjidhet deri më 22 qershor dhe vendi të vazhdojë procesin e integrimin duke filluar negociatat. Zaev tha se nuk dëshiron të rrisë pritshmëritë megjithatë do të vazhdojë takimet me autoritetet në Sofje. Ai thotë se arsye për këtë është fakti që Bullgaria ka qeveri teknike dhe nuk ka parlament si dhe përgatitet për zgjedhje më 11 korrik. Por, sipas Zaevit, nuk ka dëm nëse arrihet marrëveshje e cila do të konfirmohej nga qeveria e ardhshme politike ose parlamenti në Bullgari. Gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel, Zaev takoi liderët botëror Bajden, Merkel, Makron, Sançes dhe të tjerë, të cilët sipas tij, i japin një shtytje tjetër procesit të integrimit. Po në Bruksel Zaev takoi presidentin bullgar Radev dhe paralajmëroi një takim tjetër në Sofje gjatë ditës së enjte.

Marketing