Ganiu: Çairi siguron edhe 1 milion euro për rikonstrumin e rrugëve

Mbi 1 milionë euro të tjera nga sot Komuna e Çairit i ka siguruar për rikontruimin e infrastrukturës nëntokësore në më shumë rrugë të Lagjes Seravë ka bërë të ditur në rrjetin social kryetari I Komunës së Çairit, Visar ganiu. Sipas tij rikonstruimi do të zhvillohet në dy segmente – rikonstruim të rrjetit ekzistues të ujësjellësit dhe rikonstruim të kanalizimit dhe ujërave të zeza. Mjetet janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes alokimit të mjeteve të TAV. Ndërsa sot e pranuam edhe Marrëveshjen për këtë Projekt shkruan Ganiu, transmeton Info7.mk

Marketing

Me këtë projekt do të bëhet Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit në rrugët: “Prohor Pçinski”, “Stojko Jovanovski”, “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Maksud Sadik“, “7 Korriku”, në lagjen Seravë, Sauk Çeshma 1 dhe 2; Rikonstruimi i rrjetit ekzistues të ujësjellësit do të bëhet edhe në rrugët:“Lekë Dugagjini”(“Pere Toshev”) nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Klinska Lesi” në lagjen Seravë. Ndërkaq rikonstruimi i kanalizimit ekzistues dhe ujërave fekale do të bëhet në rrugët: “Lekë Dugagjini” (“Pere Toshev”), “Klinska Lesi“ dhe në rrugën “Kovaçka” në Lagjen Seravë, sikurse edhe në rrugët “Ahmet Hajdari” (“Stojna Stevkova”), “Rifat Burxheviq” nga ana e rrugës ”Xhon Kenedi” dhe në rrugën “Serava” në Komunën Çairit.

Qëllimi i Projektit është përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve për jetesë të qytetarëve në Komunën e Çairit, ndërsa punimet pritet të fillojnë brenda një muaji bën të ditur kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu.