Kontesti me Sofjen, Kovaçevski: Nuk lëvizim nga vijat e kuqe

Takimi me kryeministrin bullgar Kiril Petkov do të ketë në fokus tema nga fusha ekonomike, të infrastrukturëas, arsimit, inovacioneve, duke mos anashkaluar edhe përkrahjen e Sofjes për eurointegrimin e vendit, theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Marketing

Duke folur për kontestin dypalësh me fqiun lindor, Kovaçevski theksoi se dallimet do të tejkalohen përmes bisedimeve intenzive, pa u dëmtuar gjuha dhe identiteti maqedonas. Ndërkohë, është “optimist racional” dhe beson në arritjen e një kompromisi me Bullgarinë.

“Pozicionet tona janë të qarta si kristal, se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut në të cilën qytetarët flasin në gjuhën maqedonase dhe kemi identitetin tonë. Në raport me të drejtat e pakicave, ne respektojmë të gjitha konventat dhe organizatat që rregullojnë marrëdhënien ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara. Ne jemi shtet që nuk përzihet në punët e brendshme të fqinjëve. Në raport me çështjen e historisë, gjithmonë kam thënë se duhet të jenë pjesë e debatit të historianëve, ndërsa besimi ndërmjet qytetarëve duhet të ndërtohet nga pozicionet që nënkuptojnë standart më të mirë për ata dhe si të arrihet deri aty”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Marketing