Kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, Ruzhin: Nëse ka presion diplomatik, zgjidhet

Në drejtim të zgjidhjes së çështjes maqedono –bullgare, ish ambasadori Nano Ruzhin thotë se zgjidhja në këtë rast mund të vijë edhe nga presioni diplomatik i liderëve më të fuqishëm të vendeve të BE-së.

Marketing

“Nëse mendoni për çështjen tonë me Bullgarinë mendoj se vendet e ashtuquajtura “ Evropa e Re”, vendet e reja më të vogla të BE-së që maten shumë për korrupsion dhe krim të organizuar, si Bullagria dhe Rumania, ekziston fuqi politike në Bruksel, para se gjithash, liderët e fuqishëm si Makron dhe Merkel, me ndikimin e tyre, problemi mes RMV-së dhe Bullgarisë mund të tejkalohet” – thotë Ruzhin.

Ruzhin sqaron se Bashkimi Evropian në baza politike disa herë ka shfrytëzuar edhe elementin kushtëzues në këmbim, siç ndodhi tani më freskët me Hungarinë dhe Poloninë, të cilave ju janë ndarë mjete finansiare për çështje të caktura me kusht të respketimit të të drejtave të njerut dhe lirisë së mediave në shtetet e tyre.

Marketing