Kontesti RMV- Bullgari,Shalenberg: Palët të rrisin përpjekjet për zgjidhje

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë duhet të ndahet nga procesi eurointegrues i vendit dhe çështjet bilaterale të mos inkorporohen në politikën e zgjerimit të BE-së, ka thënë ministri i jashtëm austriak, Aleksander Shalenberg, në intervistë për agjensinë e lajmeve, MIA.

Marketing

Shalenberg siguron se Austira mund të ofrojë diplomacinë ndërmjetësuese mes dy vendeve poqese Shkupi dhe Sofja vlerësojnë se duhet të përfshihet pala e tretë që të arrihet zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët mbi mosmarrëveshjet historike.

“Unë isha thellësisht i dëshpëruar nga pamundësia e fillimit të bisedimeve me RMV-në. Çështjet bilaterale historike duhet të ndahen nga ky proces. Do të shohim se si do të formohet qeveria në Bullgari. Kur të ndodh kjo të dyja palët nuk duhet të humbin kohë. Duhet të ndërmarrin hapa konkret që të përafrohen mes vete, me qëllim që të çlirohet rruga për fillimin e bisedimeve mes RMV-së dhe BE-së sa më shpejt….Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vlerësojnë nëse nevojitet ndërmjetësues nga pala e tretë. Nëse vijnë në këtë përfundim, Austria është e gatshme t’i oforjë kapacitetet e saja”, u shpreh ministri i jashtëm i Austrisë, Aleksandar Shalenberg.

Shalenberg shpreson se qeveria e re në Bullgari do t’i shmanget retorikës nacinaliste dhe do të krijohen kushte për të ecur përpara dialogu mes dy vendeve.