Shkupi dhe Sofja duhet të gjejnë zgjidhje për çështjet e hapura dhe sapo të arrihet kjo, vendimet do të ndahet me publikun, derisa Franca si kryesuese me BE-në i lehtëson bisedimet ndërmjet të dyja palëve, por nuk ekziston propozim konkret në tavolinë, deklaroi sot në Probishtip kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Së pari, gjatë 30 ditët e kaluara u spekulua se kishte një zgjidhje dhe se dikush e fshehu atë zgjidhje. Unë gjithmonë jam përgjigjur se bisedimet për çështje të hapura politike ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe vendit tonë zhvillohen në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe këtë fundjavë jemi siguruar që bisedimet të zhvillohen realisht në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Fillimisht ishin në nivel ekspertësh, tani janë në nivel të ministrave të jashtëm. Dhe gjithmonë kam thënë se në momentin që do të ketë një zgjidhje që është e pranueshme nga të dyja palët, që bazohet në vlerat evropiane, që ruan dinjitetin e politikanëve, institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të të dy vendeve dhe që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, mundet të ndahet me institucionet”, tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Sa i përket asaj se a do të ketë takim të ri pas bisedimeve të djeshme të shefave të diplomacive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska dhe “çka përmban propozimi francez”, Kovaçevski theksoi se nuk ka një propozim të tillë nga Franca.
“Franca është kryesuese e BE-së dhe e shoh angazhimin e presidencës së BE-së, presidentit të Francës dhe normalisht Ministrisë franceze të Punëve së Jashtme për ta vendosur këtë çështje lart në agjendën e presidencës franceze të BE-së. Në kuadër të kompetencave dhe kapaciteteve të tyre, ato ndihmojnë në lehtësimin e bisedimeve ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, por në tavolinë nuk ka asnjë propozim konkret që do të thotë se ky është propozimi, sepse ne ende duhet të gjejmë një zgjidhje si fqinjë kjo do të jetë realisht e bazuar, që të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të jemi bazë për mbajtjen e konferencës së parë ndërkombëtare për vendin tonë me BE-në”, tha Kovaçevski.