Kontingjenti i FSK-së niset në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas konsultave me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun e tij turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin

Marketing

e kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani, ka nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në
Turqi, për reagim me rastin e tërmetit të sotëm.

Task-forca e FSK-së përbëhet nga specialistët në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.

Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim do të shtohen kapacitetet reaguese për reagim, kërkim- shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit.

“Republika e Kosovës ka ushtrinë profesionale, me moral të lartë për të qenë në shërbim të vendit dhe vendeve e popujve miq kudo dhe kurdo që shfaqet nevoja”, ka theksuar Ministri Mehaj me këtë rast.

Marketing