Kontrolle aksionale në Tetovë dhe Gostivar, u kontrolluan 16 objekte hotelierike, tre u mbyllën

Më 22.03.2025, në periudhën nga ora 10 deri në 15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe NJPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Inspektorati Shtetëror i Tregut, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati i Ndërtimit dhe Inspektorati Komunal, kanë kryer një kontroll aksional dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara të drejtuara për ndalimin e aktiviteteve kriminale të palejuara që kryhen në objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Qëllimi kryesor ishte ndalimi i tregtisë së palejuar me drogë, ndërmjetësimi në ushtrimin e prostitucionit, pastrimi i parave, veprat korruptive penale nga zyrtarët e punësuar në institucionet shtetërore, të lidhura me funksionimin e paligjshëm të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelierike, si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Janë kryer kontrolle në 16 objekte hotelierike (TE-6 dhe GV-10), ku janë konstatuar një sërë parregullsish. Nga ISHT, DMSh dhe DAP do të përgatiten kallëzime përkatëse, ndërsa nga ISHT janë mbyllur dy objekte hotelierike në Tetovë dhe një në Gostivar.

Marketing