Pas aksionit të fundit të policisë për kontrollimin e zonës më të gjerë të Gostivarit, të automjeteve që realizojnë transport publik të udhëtarëve, janë sanksionuar 14 persona. Sipas SPB-së Tetovë, në kontrolle janë përfshirë 29 automjete, kryesisht furgona që lëvizin drejt fshatrave të Gostivarit.
Përskaj kësaj, janë gjetur nëntë shoferë që kanë drejtuar furgonët pa certifikatat mjekësore, te katër është konstatuar mbingarkesë”, theksojnë nga SPB-ja Tetovë.
Shkeljet e zbuluara janë sanksionuar me nëntë kundërvajtje dhe pesë urdhërpagesa. Gjoba për drejtimin e automjetit pa certifikatë mjekësore është 300 euro, ndërsa për mbingarkesë 45 euro në kundër vlerë të denarit.