Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në burgun e Peqinit, Korçës dhe Elbasanit.
Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme dhe të sotme në fashat orare 21.00 deri në 05.45.
Mësohet se janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë.
Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.
“Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e sendeve të ndaluara në IEVP, Peqin, Korçë dhe Elbasan. Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 Shkurt në fashën orare 21.00 deri në 05.45. Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë. Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike. Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.