Kontrolle në zyrën e Sebastian Kurz, kancelari akuzohet për favorizim korrupsioni

epa09508616 Austrian Chancellor Sebastian Kurz waves during a plenary session of the EU-Western Balkans summit in Brdo pri Kranju, in Kranj, Slovenia, 06 October 2021. The summit, part of the EU's strategic engagement with the Western Balkans, is hosted by the Slovenian presidency of the Council and brings together leaders from EU member states and the six Western Balkans partners (Albania, Bosnia and Herzegovina, Serbia, Montenegro, North Macedonia and Kosovo). EPA/IGOR KUPLJENIK

Kancelari austriak Sebastian Kurz është nën hetim për “favorizim dhe mbështetje të korrupsionit”. Kështu shkruajnë në faqet e tyre online, gazetat vendase, “Die Presse” dhe “Der Standard”.

Njëkohësisht po hetohen edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të udhëheqësit të partisë popullore Oevp, veçanërisht stafi i shtypit. Hetimi ka të bëjë me sondazhet e publikuara nga gazeta “Oesterreich” dhe TV privat “oe24”, të dyja në pronësi të familjes Fellner. Këto sondazhe do të paguheshin nga Ministria e Financave, por “ekskluzivisht për qëllime partiake”. Hetuesit gjithashtu duan të qartësojnë raportin për më shumë se 1.3 milion euro reklama në media nga Fellners.

Gjatë mëngjesit të sotëm në zyrën e kancelarit në Vjenë e po ashtu edhe në selinë e partisë, policia ka ushtruar kontrolle. Interesi i hetuesve, sipas mediave, kishte për qëllim kryesisht dokumentet dhe kompjuterat e “bashkëpunëtorëve të ngushtë” të Kurz.

Marketing