Kontrolle policore në Pollog, gjoba për shoferët e alkoolizuar

Gjithsej 22 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimit e alkoolit, ka zbuluar policia gjatë kontrolleve në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit gjatë fundjavës së kaluar, informon SBP Tetovë. Sipas të dhënave të tyre në kontrollet janë përfshirë 121 shoferë prej të cilëve në Tetovë 72 dhe 49 në Gostivar.

Marketing

Gjatë kontrolleve në rajonin e Tetovës janë zbuluar 17 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë janë përjashtuar nga trafiku, me ç’rast 16 shoferëve përkohësisht u është marrë patentë shoferi. Përveç këtyre janë zbuluar edhe 13 vepra të tjera penale.

Në aksionin kontrollues në Gostivar, pesë shoferë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Ata janë përjashtuar nga trafiku, përkohësisht u është marrë patentë shoferi dhe u janë dhënë tre urdhërpagesa të detyrueshme dhe dy kërkesa për nisjen e procedurës kundërvajtëse. Në aktivitetet në Gostivar janë zbuluar edhe shtatë vepra të tjera penale.
Gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit është prej 250 deri 400 euro në denarë ndërsa për këtë vepër penale është paraparë edhe masë mbrojtëse për menaxhim prej tre deri 12 muaj, varësisht nga kategoria e automjetit me të cilin është kryer vepra.