Kontrolli i fluturimeve në M-NAV Shkup paralajmëron grevë për më 12 tetor, përcjellë KlanM. Siç kanë njoftuar nga Sindikata e kontrollorëve, greva mbahet për shkak të sjelljes joprofesionale të drejtorëve lidhur me punësimet dhe sistemimet e brendshme.
“Gjatë procesit të punësimeve në M-NAV prioritet u jepet atyre që zgjidhen nga Drejtorët, kurse kjo nuk garanton cilësi dhe shkakton revoltë tek kuadrot kualitative që nuk u jepet shansi për progres. Të ndërpritet sjellja kaotike dhe të sillen në mënyrë profesionale, kurse kontrolli i fluturimeve ta marrë vendin e tij në suaza të kontrolleve ballkanike për fluturime edhe në Evropë”, tha Aleksandar Tasevski.
Pas publikimit të njoftimit për grevë, Kryetari i Sindikatës, ka theksuar se është përballur me kërcënime telefonike dhe se I ka denoncuar në polici dhe në M-NAV.
Greva e kontrollit të fluturimeve në M-NAV do të mbahet ma 12 tetor nga ora 11.00 deri 17.00, kurse në këtë periudhë nuk do të shërbehen avionët në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit./