Kontrolli në komunën e Tetovës, reagon Policia Financiare!

Për këtë kanë reaguar nga Drejtoria e Policisë Fianciare. Përmes një kumentese me shkrim thonë se punojnë në mënyrë të paandshme dhe kërkohet që rasti të mos politizohet.

Marketing

“Policia Financiare tashmë disa muaj mbledh të dhëna dhe vepron sipas urdhrit të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Drejtoria e Policisë Financiare në punën e saj të rregullt procedon pa selektivitet dhe paanshmëri, në përputhje me kompetencat e saj ligjore dhe udhëzimet e marra nga Prokuroria. Përderisa rasti është në procedure parahetimore, për shkak të parimit të fshehtësisë, në këtë moment nuk do të mund të ndajmë më shumë informacione relevante dhe ju lusim që të mos keqpërdoret dhe përdoret për qëllime politike”, shkruhet në kumtesën me shkrim të policisë financiare.

Marketing