nstitucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve prej sot fillojnë me punë sipas protokolleve shëndetësore. Të gjitha institucionet në vend sipas protokolleve për funksionim në kushte të pandemisë me Kovid-19, siç potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, kanë kapacitet të pranojnë 19 mijë fëmijë, ndërsa deri tani interesim për kujdes kanë treguar prindërit e 14.555 fëmijëve.
Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve e solli Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa me të mundësohet realizimi i procesit nën masa të veçanta për parandalim nga përhapja e koronavirusit.
Protokolli, siç sqaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përfshin plan të aktiviteteve dhe veprimit të cilat kanë të bëjnë me vetë institucionin, kuadrin edukativo-arsimor dhe të prindërve të fëmijëve të cilët do të shkojnë në kopsht.
“Para hapjes së institucioneve duhet të bëhet dezinfektimi i hapësirës dhe oborreve të kopshteve, të pastrohen dhe dezinfektohen, ajo procedurë tashmë është në vijim nga ana e komunave ose qendrës përkatëse për shëndet publik, vendosen postera edukativ me rekomandime për aktivitetet parandaluese në vendet e theksuara. Çdo institucion duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të pajisjes personale mbrojtëse: maska dhe doreza për të punësuarit, mjete për mbajtje të higjienës personale, për dezinfektim të të punësuarve dhe hapësirës dhe patjetër të ketë termometër pa kontakt për matje të temperaturës së trupit. Dezinfektimi i hapësirave, dyshemetë, gjërat e tjera është e obligueshme në çdo dy orë gjatë ditës të bëjnë ajrosjen e hapësirave sipas kushteve të motit”, tha Filipçe.
Qëndrimi i fëmijëve duhet të organizohet në mënyrën në të cilën do të shmanget kontakti i ndërsjellë i grupeve të ndryshme edukuese, të akomoduar në hapësira të veçanta sipas mundësive, ndërsa lojërat rekomandohet të organizohen sa më shumë që është e mundur në vend të hapur kur moti e lejon atë dhe në grupe më të vogla. Pranimi i fëmijëve duhet të bëhet me dhjetë minuta dallim kohor në hyrje në të cilën është e obligueshme distanca prej dy metrave, ndërsa fëmijën e sjell njëri prind dhe gjithmonë duhet të mbajë maskë mbrojtëse. Duhet të bëhet dezinfektimi i përditshëm i mjeteve transportuese me të cilat distribuohet ushqimi nga kuzhina kryesore deri te objektet tjera, personat të cilët e dorëzojnë ushqimin duhet të mbajnë maska dhe doreza, ushqimi për fëmijët duhet të lihet para klasës, ndërsa fëmijët duhet të ushqehen në të me dezinfektim paraprak të duarve dhe tavolinave.
“Të gjithë të punësuarve gjatë hyrjes në institucion do t’u matet temperatura. Nëse ndonjë i punësuar ka ç’farëdo lloj simptoma të sëmundjes ai duhet të largohet nga puna. Nuk lejohen tubime dhe kontakte të ndërsjella të të punësuarve në hapësira të përbashkëta. Ato duhet ta ndjekin shëndetin personal dhe gjendjen e fëmijëve gjatë pranimit dhe gjatë qëndrimit të tyre në institucion dhe në tërësi t’u bashkangjiten rekomandimeve të përgjithshme për parandalim nga virusi. Në pranim secilit fëmijë i matet temperatura, ndërsa pas hyrjes në kopsht t’i lajë duart edhe disa herë gjatë ditës. Distanca mes tavolinave për ulje të fëmijëve duhet të jetë mes një e gjysmë-dy metra, gjumi është organizuar ashtu që fëmijët duhet të vendosen në krevatë sipas parimit këmbë-kokë, distancë të tillë do të ketë edhe në krevatët e veçantë dhe pëlhura e çdo fëmije do të shënohet me emrin e tij”, theksoi Filipçe.
Të gjithë të punësuarit në institucion duhet të mbajnë maska mbrojtëse, theksoi ministrja dhe shtoi se në grupet e fëmijëve të moshës deri në dy vjet duhet të ketë maksimum nga gjashtë fëmijë ndërsa të moshës mbi dy vjet maksimum 15 fëmijë.
“Çdo prind duhet të dorëzojë vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të fëmijës së tij. Në institucion nuk guxon të përdoren lodra që nuk lahen dhe dezinfektohen, ato nuk përzihen mes grupeve, ndërsa edukatoret obligohen për higjienën e tyre detajore, për larje të obligueshme të duarve të fëmijëve veçanërisht pas teshtitjes, kollitjes, qarjes, para dhe pas konsumimit të ushqimit dhe shkuarjes në tualet nën kontroll. Kur ndërohen pelenat në grupet më të vogla duhet të ketë respektim të rreptë të procedurës me mbajtje të higjienës së duarve dhe dezinfektim të sipërfaqeve. Protokolli parashikon aktivitete të përforcuara edukative për fëmijët me qëllim që të lehtësohet murëkuptimi dhe miratimi i rregullave të reja për mbrojtje nga virusi”, tha Filipçe.
Nëse prindi vëren paraqitje të simptomave te fëmija nga ç’farëdo lloj natyre nuk duhet ta dërgojë fëmijën në kopsht dhe duhet ta kontaktojë pediatrin amë. Prindi gjatë vizitës së parë të fëmijës dhe gjatë çdo vizite tjetër pas sëmundjes në kopsht duhet të dërgojë vërtetim nga mjeku amë.
Secili kopsht duhet të emërojë persona sipas mundësisë mjekësorë për kontakt me qendrën kompetente për shëndet publik dhe nëse fëmija gjatë qëndrimit zhvillon temperaturë të rritur do të izolohet në hapësirë të posaçme ku kujdeset përkujdesësja nga grupi i tij, ndërsa personi përgjegjës i emëruar menjëherë e njofton prindin të vijë në kopsht. Personi i njejtë, siç sqaroi, kontakton edhe me shërbimin epidemiologjik në qendrën kompetente për shëndet publik dhe me pediatrin amë të fëmijës, ndërsa në koordinim mes epidemiologut, pediatrit dhe prindit/kujdestarit të fëmijës, vendoset për procedurën e mëtutjeshme sipas vlerësimit të rrezikut të cilën e kryen para së gjithash me epidemiologun.
Epidemiologu bën vlerësim të rrezikut dhe mundësi eventuale për zgjerim të infektimit në grup apo tërë kopshtin me çka fëmijët, mësuesja dhe përkujdesësja nga grupi edukues ku ka qëndruar fëmija eventualisht pozitiv si kontakte të afërta sipas vlerësimit do të shkojnë në izolim shtëpiak. Për dukurinë dhe masat e ndërmarra, theksoi Filipçe, njoftohet Ministria e Shëndetësisë, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, do të organizohet dezinfektim i jashtëzakonshëm në kopsht, fëmija pozitiv me prindin/kujdestarin vazhdon në izolim shtëpiak nën mbikëqyrje shëndetësore dhe gjendjen shëndetësore e ndjek mjeku amë, ndërsa institucioni për trajtim hospitalizues është spitali në Kozle dhe repartet pediatrike në shtet.
“Fëmija i cili ka qenë i dyshimtë se është pozitiv me virusin, ndërkaq për të cilin me testim është dëshmuar se është negativ vazhdon ta vizitojë kopshtin me vërtetim nga mjeku amë. Është jashtëzakonisht me rëndësi të bëjmë gjithçka për ta ruajtur shëndetin e më të vegjëlve dhe të mos lejojmë të përhapet virusi në kopshtet dhe në familjet e fëmijëve. Kyçe është të respektohen protokollet nga të gjithë faktorët. Është e domosdoshme t’u qaset fëmijëve në mënyrë në të cilën ata do të kuptojnë se e mbrojnë veten, shokët e vet dhe familjet e veta”, shtoi Filipçe.
Prioritet për vizitë të kopshtit, siç sqaroi ministrja Shahpaska, do të kenë fëmijët e prindërve vetushqyes dhe fëmijët e dy prindërve të cilët janë të punësuar dhe do të sjellin vërtetim nga punëdhënësi se detyrat e punës nuk mund t’i kryejnë prej në shtëpi.
“Jemi të bindur se procesi do të zhvillohet pa problem, fëmijët do të akomodohen në mënyrë të sigurt, ndërsa prindërit e tyre do të mund të kthehen në vendet e tyre të punës. Megjithatë, dua të apeloj deri te prindërit se kapaciteti i kopshteve, për shkak të protokolleve të veçanta dukshëm është zvogëluar, për shkak të asaj se të gjithë që kanë mundësi të kujdesen për fëmijët e tyre në tjetër mënyrë, të mos e zënë vendin në kopsht, të atyre familjeve të e kanë më se të nevojshme. Nëse kopshtet kanë më shumë vende të lira, përkatësisht sipas kritereve të protokollit mund të akomodohen më shumë fëmijë, në atë rast mund të pranojnë fëmijë tjerë që janë të regjistruar në kopsht”, tha Shahpaska.
Në suaza të masave që Qeveria i miratoi më 10 mars, për ballafaqim me koronavirusin, ishte ndërprerë procesi edukativ në të gjitha kopshtet në shtet, ndërsa të punësuarit ishin liruar nga shkuarja në vendet e punës.