Kopshti Zoologjik Shkup: Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari pa urdhër dhe pa prova vranë dhjetëra shpendë, do të ngremë kallëzime penale

Kopshti Zoologjik në Shkup pasdite njoftoi se inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AHV) pa urdhër, vendim apo ndonjë provë tjetër kanë hyrë me forcë në Kopshtin Zoologjik dhe kanë vrarë disa dhjetëra shpendë. Kopshti Zoologjik Shkup, siç theksohet, do të ngrejë kallëzime penale kundër drejtorit të AUV-së, inspektorëve dhe personave që kanë hyrë me armë në ZOO Shkup.

Marketing

Që nga mëngjesi, pa urdhër, vendim apo ndonjë provë tjetër, inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të shoqëruar nga persona të armatosur, hynë me forcë në ZOO Shkup dhe kryen masakër ndaj shpendëve. Pa asnjë shpjegim, këta persona, me urdhër të drejtorit të AUV-së, por pa asnjë provë deri në këtë moment, vranë disa dhjetëra shpendë që lëviznin lirshëm në kopshtin zoologjik. Bëhet fjalë për lloje dekorative të rosave dhe patave, të cilat jetojnë në parkun e qytetit dhe kanë qasje natyrale në kopshtin zoologjik nga parku i qytetit, akuzojnë nga Kopshti Zoologjik.

Nga Kopshti Zoologjik theksojnë se qëllimi është të krijohet një problem i ri i trilluar dhe të sigurohet një alibi për mbylljen e ZOO Shkupi, me qëllim dëmtimin e reputacionit të institucionit.

Kopshti Zoologjik në Shkup sot është mbyllur, ndërsa në rrjetet sociale dhe mediat u shpërndanë informacione për shfaqjen e “gripit të shpendëve”. Nga AUV për MIA konfirmuan se inspektorët e tyre ndodhen në ZOO Shkup dhe se gjatë ditës do të japin një deklaratë për të informuar se për çfarë bëhet fjalë.

Marketing