Koreanët nuk durojnë më, shkarkohet Jurgen Klisman

Merr fund aventura koreane për Jurgen Klinsmann. Ish-goleadori i njohur gjerman, i cili ka drejtuar edhe 4 herë kampionët e botës, është shkarkuar nga posti i trajnerit të Koresë së Jugut.

Marketing

Vendimi fatal erdhi pas eliminimit befasues në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë nga Jordania. Me koreanët që cilësoheshin si skuadra më e fortë e kompeticionit.

Me anë të një komunikate zyrtare, KFA (Federata e Futbollit të Koresë së Jugut) bën të ditur se gjermanit i mungonin aftësitë si lider. Ndërkohë që puna e tij nuk solli produktin që pritej.

“Kemi vendosur të ndryshojmë trajnerin e ekipit kombëtar pas një vlerësimi të kujdesshëm që kemi bërë”, shprehet Chung Mong-gyu, kreu i futbollit koreanojugor. I cili vazhdon: “Klinsmann nuk arriti të shfaqte aftësitë menaxhuese dhe lidershipin që pritej nga një trajner i ekipit kombëtar. Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e tij si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë tona. Kështu që vendosëm të ndryshojmë përpara eliminatoreve të Botërorit 2026”.

Tekniku gjerman theksoi se aventura e tij në Korenë e Jugut (27 shkurt 2023-16 shkurt 2024) ishte një udhëtim i jashtëzakonshëm. 59-vjeçari fitoi trofe me Interin dhe Bayern Munich gjatë karrierës së futbollist. Por edhe Kupën e Botës (1990) dhe Europianin (1996) me Gjermaninë.

Si trajner ka punuar me kombëtare si Gjermania, SHBA, Korea e Jugut, por edhe klube si Bayerni, Hertha Berlin dhe Toronto.

Marketing