Në Korenë e Jugut numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend është dyfishuar brenda një dite.
Autoritetet thanë të shtunën më 22 shkurt, se 229 raste të reja janë konfirmuar që nga dita e premte, duke çuar në 433 numrin të total të të infektuarve. Ministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip shpërthimi i koronavirusit po kalon në një fazë serioze. Shumë prej rasteve të reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor të Daegu, thanë autoritetet.
Dy pacientë në Korenë e Jugut kanë vdekur deri më tani dhe ekzisoton frika se numri mund të rritet. Daegu dhe Cheongdo aty pranë ku ndodhet spitali, janë shpallur zona të kujdesit special dhe rrugët e Daegu janë të boshatisura. Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar numrin më të madh me rasteve me koronavirus jashtë territorit të Kinës, shkruan BBC.
Zhvillimet e fundit erdhën pasi autoritetet shëndetësore kineze raportuan një ulje të nivelit të vdekjeve dhe rastve të reja të koronavirusit të shtunën më 22 shkurt. Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të reja jashtë territorit të Kinës.
Ai tha se shqetësimi më i madh tani ishte vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta, veçanërisht në Afrikë. Jashtë Kinës, më shumë se 1200 raste të virusit janë konfirmuar në 26 vende dhe ka pasur të paktën tetë vdekje, thotë OBSH. Shumë prej rasteve të reja janë të lidhura me një spital dhe një grup fetar afër qytetit jug-lindor të Daegu, thanë autoritetet.