Koreja e Veriut ka kryer atë që mendohet të jetë lëshimi më i madh i raketave që nga viti 2017.
Raketa me rreze të mesme mendohet se arriti një lartësi prej 2000 km përpara se të zbriste në Detin e Japonisë.
Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin e raketës , që është edhe testi i shtatë për këtë muaj.
Ndërkohë OKB-ja e KA NDALUAR Korenë e Veriut të kryejë teste të armëve balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta.
Por shteti i Azisë Lindore kundërshton rregullisht ndalimin dhe udhëheqësi Kim Jong-un është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij.
Ekspertët japin arsye të shumta që qëndrojnë pas valës së lëshimeve, duke përfshirë sinjalizimin e fuqisë politike për fuqitë globale dhe rajonale, një dëshirë nga Kim Jong-un për të bërë presion ndaj SHBA-së në bisedimet e ngecura prej kohësh dhe gjithashtu nevojën praktike për të testuar inxhinierinë e re dhe sistemet e komandës ushtarake.