Korniza negociuese për RMV-në, Zaharieva: Nuk jemi ende gati ta miratojmë

Edhe pas takimit në Berlin me ministrat Dimitrov dhe Osmani, me ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas, shefja e diplomacisë bullgare ka mbetur e prerë në qëndrimin zyrtar të Sofjes. Bullgaria për momentin ende nuk është në gjendje të aprovojë kornizën e negociatave, megjithëse pohon se po punohet shumë në këtë drejtim me presidencën gjermane. Zaharieva rikonfirmoi megjithatë  se mbështejta për integrimin në BE të ballkanit perendimor, përfshirë edhe të RMV-së, nuk ka ndryshuar.

Marketing
“Ne ende nuk jemi gati të miratojmë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Megjithëse kemi qëllime të mira, nuk mund të bëjmë kompromise që do të prodhojnë një fushatë anti-bullgare. Ky është qëndrimi i qeverisë Bullgare. Mbështetja për integrimin evropian të fqinjëve tanë nuk ka ndryshuar gjatë viteve. Jo vetëm për Maqedoninë veriut, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Po të mos ishte kështu, Bullgaria nuk do të ishte vendi i parë që do të njihte Maqedoninë, ne nuk do të kishim përfunduar Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, e cila, sipas njohjes së të gjithë udhëheqësve evropianë, ishte një shtysë e fortë për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.”, tha Ekaterina Zaharieva, Ministre  e Jashtme e Bullgarisë.
Zaharieva u ankua se kohëve të fundit, Bullgaria ka vërejtur shkelje të konsiderueshme të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, jo vetëm për sa i përket Komisionit të Përbashkët, por edhe për çështje të tjera, të tilla si Korridori 8, pengesat administrative me të cilat përballen investitorët Bullgarë në vend. Mosrespektimi i formulimit gjuhësor etj, megjithatë pranoi se kishte pasur disa përparime nga bisedimet në Berlin.
Marketing