Korona Virusi/RMV mbyll dy pika kufitare me Shqipërinë dhe ski qendrën në Mavrovë

Në seancën e sotme Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e dy pikave kufitare me Shqipërinë si dhe mbylljen e qendrës për skijim “Zare Llazarevski”, në Mavrovë për arsye të Kovid 19.

Marketing

“Të mbyllen pikat kufitare Xhepishte – Trebeshinë dhe pika kufitare Blato. Gjithashtu duhet të mbyllet edhe “ski” qendra “Zare Llazarevski”, në fshatin Mavrovë, komuna Mavrovë Rostushë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.