Koronavirus, ekspertët tregojnë çfarë duhet të bëjmë për ta parandaluar

Studimet e fundit lidhur me koronavirusin, tregojnë se koha e mbijetesës së tij, është më e gjatë nga sa është parashikuar.

Marketing

Studiuesit e spitalit universitar të Greifswald në Gjermani, arrtitën që të zbulojnë se virusi mbijeton në disa sipërfaqe deri në nëntë ditë.

Mbijetesa e virusit dhe përhapja e tij varet nga disa faktor, por mes tyre dominon temperatura dhe lagështia.

Mes masave të sugjeruara për të parandaluar infektimin nga koronavirusi, studiuesit sugjerojnë dezinfektimin e sipërfaqes me etanol, me peroksid hidrogjeni dhe hipoklorur natriumi, brenda një minute.

Kësisoj zonat ku kanë qëndruar personat e prekur nga virusi duhen pastruar sa më shpejtë, në mënyrë që të rritet ndjeshëm mbrojtja.

Marketing