Bamirësia është gjithmonë e bukur, por mbi të gjitha kur bëhet nga personazhet publikë, të cilët janë idhuj dhe shembuj për shumë njerëz.
Një prej tyre është dhe Cristiano Ronaldo, i cili ka vendosur që hotelet e tij në Portugali t’i kthejë në spitale, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Gjithashtu, 35 vjeçari do të paguaj pagat e mjekëve dhe infermierëve që do të shërbejnë në këtë situatë të jashtëzakonshme
Hotelet që do të kthehen në spitale do të mund të përdoren falas, shkruan ‘Marca’.
Ditë më parë, CR7 shkruante në rrjetet sociale se duhet dëgjuar autoritetet për të mbrojtur jetët tona.
Sot, ai ka marrë këtë hap të madh, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Portugalisë. I madh brenda dhe jashtë