Më shumë se 9 mijë regjistrohen gjatë 24 orëve në Urgjencën Kombëtare nga qytetarët shqiptarë, të shqetësuar se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në total janë skeduar 400 raste për dyshim për koronavirus.
“Njerëzit vijojnë të marrin të shqetësuar në telefon me frikën që dua të përjashtoj që kam apo jo koronavirus. Vazhdon të jetë numri i lartë i thirrjeve drejt 127. Janë regjistruar 421 skeda për dyshim koronavirus, nga të cilat 26 janë testuar dhe kanë dalë negative. Po nuk pati shenja apo simptoma, edhe po të bësh analizën nuk del asnjë e dhënë”, shprehet Brataj, i cili pohon se rastet e skeduar janë kryesisht persona që kanë qenë në Itali.
“Janë moshat e rritura dhe shumë rrallë tek fëmijët. Rastet e dyshuar janë raste që vijnë nga zonat me transmetim komunitar. Pra nga ato shtete të cilat janë vërtetuar, por nga shtetet e tjera veç Italisë nuk ka pasur”.
Deri tani në vendin tonë nuk rezulton të jetë regjistruar asnjë rast me koronavirus. Ndërsa çdo ditë persona të dyshuar i nënshtrohen analizës për koronavirus