Koronavirusi, Filipçe: Testohet një pacient, të tjerët në gjendje stabile

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjendja e pacientëve të prekur nga koronavirusi është stabile.

Marketing

“6 pacientë janë në gjendje stabile. 3 të tjerët janë në moshë të shtyrë, por gjithsesi në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë natës nuk kishte testime, sot në mëngjes është paraqitur një pacient me temperaturë të lartë i cili më 8 mars ka ardhur nga Gjermania, dhe ndaj tij po kryhen testime”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë, i cili njëherit njoftoi se gjatë ditës së djeshme është emëruar drejtor i ri i Klinikës për sëmundje të lëkurës.

“Kryeministri Oliver Spasovski ka biseduar me përfaqësuesit e Bashkësive Fetare, nga të cilët ka kërkuar që të respektojnë rekomandimet e qeverisë të ndërlidhura me koronavirusin”, tha Filipçe.