Koronavirusi/ Flitet për 210 viktima, Irani mohon vdekjen e deputetit

Irani raporton zyrtarisht 43 vdekje dhe 593 të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që BBC persian njoftoi ditën e djeshme se numri i të vdekurve nga mbërritur në 210. Njëkohësisht mediat kanë njoftuar edhe vdekjen e një deputeti, i cili ishte zgjedhur në kuvend javën e shkuar.

Marketing

Mohammad Ali Ramazani Dastak, ishte shtruar në spital për t’u kuruar nga gripi dhe plagët kimike, që kishte marr gjatë luftës Iran- Irak, por ka ndërruar jetë të shtunën. Mediat në Iran kishin raportuar më herët, se gjithsej ishin 5 deputetë të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve edhe Ministri i Shëndetësisë. Ky i fundit u pa në një dalje publike teksa fsinte djersët në mënyrë të vazhdueshme, në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Megjithatë zyrtarët e kanë mohuar që vdekja e deputetit të ketë ardhur si pasojë e koronavirusit. Ata thanë se ai kishte rezultuar negativ nga testi, por vuante nga sëmundje respiratore dhe të mushkërive.