Koronavirusi i merr jetën themeluesit të “Biomjekësisë” në Greqi

Greqia pati dy viktima të tjera nga Covid 19 këtë të shtunë. Njeri prej tyre ishte edhe Evangelos Spanos, themeluesi i “Biomjekësisë”.

Marketing

Evangelos Spanos u trajtua në spitalin “Sotiria”, pasi ishte infektuar nga koronavirusi. Vdekja e tij rrit numrin e përgjithshëm të viktimave të sëmundjes në Greqi në 109.

Evangelos Spanos lindi në 1943 në Sindos, Selanik dhe në vitin 1969 u diplomua në Mjekësi nga Universiteti i Selanikut, ndërsa pas dhjetë vitesh mori një doktoraturë në Endokrinologjinë Laboratorike nga Universiteti i Londrës.

Në vitin 1981 ai themeloi Biomjekësinë dhe në 1986 krijoi qendrën e parë diagnostikuese multidisiplinare në Greqi.