Kryeministri britanik, Boris Johnson, është një nga persona mposhti koronavirusin. Por, virusi nuk kaloj pa pasoja për Johnson.
Mësohet se që pas infektimit, kryeministri britanik ka pasur problem me shikimin, ndërsa në daljen e fundit në publik ai është shfaqur me syze.
“Zbulova se duhet të vë syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak koronavirusi”, është shprehur Johnson në një konferencë për mediat.
Ndonëse ndër simptomat e evidentuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk renditen problemet me shikimin, kryeministri britanik theksoi se nuk kishte pasur të tille shqetësim më parë.
Kryeministri Boris Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19, ndërsa iu desh që të kalonte disa ditë në terapi intensive, por që më pas gjendja e tij u përmirësua. Pas dy testeve, ai rezultoi negativ, duke mundur kështu COVID-19.