Koronavirusi në Britani, Johnson ashpërson masat kufizuese

Pas zbulimit të “variantit” të ri të COVID-19, Boris Johnson ka njoftuar kufizime më të rrepta anti-Covid në prag të Krishtlindjeve.

Marketing

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Londra dhe pjesë të Anglisë juglindore dhe lindore do të kalojnë në kufizimet e nivelit të katërt, ndërsa dyqanet jo-thelbësore të mbyllen nga nesër.

Qytetarët në ato zona, raportohet se duhet të qëndrojnë në shtëpi ndërsa nuk mund të udhëtojnë gjatë pushimeve dhe qeveria po rekomandon që të gjithë të festojnë brenda vendit e të mos udhëtojnë gjatë Krishtlindjeve.

“I shqetësuar duhet t’ju them se nuk mund të vazhdojmë me Krishtlindjet siç ishte planifikuar,” tha Johnson në një konferencë shtypi të shtunën, duke deklaruar se i vjen keq për ndryshimet që duhet të bëhen.

Qeveria kishte planifikuar fillimisht të linte rregulla që lejonin tre familje të takoheshin gjatë pesë ditëve për Krishtlindje, por kjo tani do të kufizohet vetëm në Ditën e Krishtlindjes.

Shtimi i masave vjen pas një “rritje dramatike” të rasteve në juglindje dhe Londër, ku në disa zona, shumica e rasteve të reja COVID-19 janë varianti i ri i virusit, tha profesor Chris Ëhitty, zyrtari kryesor mjekësor i Anglisë.