Koronavirusi në Greqi, izolohet Selaniku

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, mësohet se qeveria greke ka vendosur të izolojë Selanikun.

Marketing

Sipas informacioneve, qytetarët do të mund të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore dhe duhet që lëvizja e tyre të konfirmohet me një sms.

Ndërkohë, shkollat do të jetë të hapura dh, ndërsa nuk lejohet që të dalësh apo të futesh në Selanik.

Masat do të jenë në fuqi nga nesër për 14 ditë dhe më pas do të vijohet në bazë të numrave të të infektuarve. Masat e reja janë njoftuar nga ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

“Do të vendoset një bllokim lokal, në Njësitë Rajonale të Selanikut dhe Serres, nga ora 6 e mëngjesit, nesër e martë, 3 nëntor 2020, për 14 ditët e ardhshme. Shkollat do të qëndrojnë të hapura, për të dal nga shtëpia do të dërgoni sms, siç funksioni edhe në fillim të pandemisë. Udhëtimi lejohet për arsye shëndetësore dhe punë’,-tha Kikilias./

Marketing