Italia ende përballet me vdekje masive të shkaktuara nga koronavirusi. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 727 persona.
Numri total i viktimave që nga nisja e pandemisë është, 13155 ndërsa numri i rasteve pozitive ka arritur në 110 574, duke shënuar 4782 raste më shumë se një ditë më parë.
4035 në terapi intensive, 28 493 në struktura spitalore e 48 134 në kushte shtëpie.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 16 847. Në Lombardi numri i ëve është 7953 e numri i rasteve pozitive ka arritur në 44 773. Deri më tani në Itali janë kryer 541 423 tampone.