Koronavirusi në Itali, 79 viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi vijon të shkaktojë viktima në Itali. Emergjencat Civile raportojnë se 79 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.

Marketing

Rastet e reja të personave të infektuar janë 283, ndërsa të shëruarit janë mbi 2000. Emergjenca raportojnë rënie të mëtejshëm të presionit në strukturat spitalore, ku më shumë se 5000 pacientë janë larguar për të vijuar trajtimin në shtëpi.

Që nga fillimi i pandemisë më shumë se 235 mijë persona janë infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina.