Koronavirusi në Shkup, bie numri i rasteve aktive në Çair

Në territorin e vendit tonë sipas statstikave të fundit ka 3475 raste aktive më Covid-19, më shumë raste ka Shkupi, respektivisht 1793 raste aktive.

Marketing

Në territorin e kryeqytetit vazhdon të prin komuna e Çairit, por për dallim nga dy javët e kaluara ku numri i rasteve aktive ishte mbi 400, sipas autoriteteve shëndetësore kjo komunë për momentin numëron 293 raste aktive me koronavirusin e ri.

Pas Çairit, raste aktive me Covid-19 ka në Gazi Babë -199, Karposh 148, Aerodrom – 147, Komuna Qendër 144, Butel – 139, Saraj – 118, Studeniçan 109, Gjorce Petrov – 108, Kisela Vodë – 101, Shuto Orizarë – 80, Haraçinë – 40, Ilinden – 22, Petrovec – 20, Çuçer Sandevë – 10, Sopishte – 11 she Zelenikovë – 15.

Kryeqendra e Maqedonisë së Veriut numëron edhe 9  shtetas të huaj të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 si dhe 80 raste aktive të pacaktuara sipas komunave.