Koronavirusi në Shqipëri/155 raste të reja, shtohen viktimat

Shifrat e infektimeve nga koronavirusi në Shqipëri vijojnë të jenë të larta, ndërkohë që në tre ditët e fundit është vërejtur edhe rritja e numrit të testimeve.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 155 raste të reja .

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.

Fatkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetën, nderkohe qe dje u regjistruan 2 vitima.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 pacintë, një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruse. I shprehim ngushëllimet familjarëve”, njofton ministria.

Marketing