Italia ka kapërcyer 101 mijë raste pozitive me koronavirus ndërsa numri i viktimave është mbi 11 mijë.
Italia ka regjistruar sot 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i tyre ka arritur në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.
Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë.
Pacientë të shëruar janë 14 620 e janë 1590 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Në Lombardi numri i viktimave është 6818 dhe numri i pacientëve të infektaur është 42 161.
Në Lombardi shënohen 458 janë viktima më shumë se një ditë më parë
Pacientë të shtruar në terapi intensive janë 3981, e janë 75 pacientë më shumë se një ditë më parë.
27 795 janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e 43 752 në izolim shtëpiak.
Deri më sot Italia ka kryer 477 359 tampone.