Koronavirusi, reagon Conte: Mos u dorëzoni

Antonio Conte ka gjetur kohë që të motivojë shtetasit e tij dhe gjithë të tjerët që po luftojnë me koronavirusin.

Marketing

Trajneri i Inter ka përcjell një mesazh në këtë gjendje të jashtëzakonshme, duke bërë thirrje që askush të mos dorëzohet.

“Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat” ka thënë Conte me një videomesazh.

“Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. MOS U DORËZONI” ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.

Jashtë Kinës, Italia ka qenë vendi më i goditur nga virusi Covid-19 – me më shumë se 1400 viktima të regjistruara dhe me mbi 21 mijë raste.

Së fundmi nga ky virus është prekur edhe Kosova, ku regjistrohen tri raste të prekura, dhe për fat të mirë akoma asnjë viktimë.