Koronavirusi shmang tragjedinë, shembet ura në Itali

Ura e Caprigliola, një arterie e rëndësishme që lidh La Spezia dhe Massa, është shembur.

Marketing

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima, pasi në momentin e ngjarjes në të po kalonte vetëm një furgon, shoferi i të cilit mbeti i plagosur lehtë.

Kështu koronavirusi, ka shmangur një tragjedi pasi ura në ditë normale ka një qarkullim mjetesh të konsiderueshme.

Ura e shembur ka qenë kohët e fundit në qendër të polemikave publike pasi kishte një të çarë që nga nëntori i kaluar pas një moti të keq. Nga kontrollet u tha se nuk kishte asgjë të rrezikshme, por shembja e saj provoi të kundërtën.