Koronavirusi/ Si do të kryhet vaksinimi në Gjermani

50 qendra me sistem 24 orë që do të ofrojnë dhe vaksinimin kundër COVID-19 janë ngritur në të gjithë Gjermaninë. Në një interviste për televizionin Klan mjekja Shqiptare Aurora Dollenberg thotë se tashmë janë përcaktuar kategoritë prioritare për tre muajt e parë të 2021 që do të kenë akses të marrin vaksinën anti-COVID.

Marketing

“Prioritet ne 3 muajt e parë do e kenë ato që janë më të rrezikuar, të parët ata mbi 80 vjeç, që jetojnë në azile dhe qendra institucionale, dhe personel mjekësor. Kategoria e dytë mbi 70 dhe me shumë se dy sëmundje shoqëruese. Kategoria e tretë mbi 60 vjeç dhe një sëmundje. Në mes të 2021 do jenë të rinjtë dhe ata që s’kanë asnjë sëmundje”.

Në të gjithë botën kanë nisur dilemat nëse duhet  ta bëjmë apo jo vaksinën, por sondazhet e qeverisë gjermane dhe organizatave jo fitimprurëse tregojnë se shumica e gjermanëve janë pro vaksinimit.

“Me shumë se 90% janë më tepër pro, por gjithsesi do e dimë me saktësi pasi të filloj fushata pasi shumë qytetarë janë me dy mendje dhe presin të shohin rezultatet për të vendosur po ose jo” .

Ekspertët e shëndetësisë sugjerojnë që vaksina duhet të injektohet tek personat me risk të lartë, pasi konsiderohet një ndër shtyllat baze në trajtimin e një pandemie dhe aktualisht shikohet si e vetmja mundësi për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19 që ka izoluar botën.

Marketing