Koronavirusi vret personin e parë në Britaninë e Madhe

Angli- Koronvariusi ka shënuar viktimën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing

Pacienti kishte qenë “në një spital” për arsye të tjera shëndetësore, por ishte pranuar të mërkurën në mbrëmje në Royal Berkshire NHS Trust dhe ishte testua për COVID-19 ku kishte rezultuar pozitiv.

Lajmet vijnë ndërsa rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar janë dyfishuar në 48 orë ndërsa vendi lëviz drejt një faze tjetër së trajtimit të virusit.

Rreth 116 persona deri më tani janë infektuar nga koronavirusi, 105 në Angli, tre në Uells, gjashtë në Skoci dhe tre në Irlandën Veriore. Vetëm dy ditë më parë kishte 51 raste në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa tashmë janë plotë 116 persona të infektuar.

Një deklaratë nga Royal Berkshire NHS Trust thotë: “Mjerisht, ne mund të konfirmojmë se një pacient i moshuar me kushte shëndetësore të rënduara ka vdekur.